REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Flet De Rossi: Pse refuzova të luaja ndaj Suedisë

14 Nëntor 2017 11:01

Mesfushori i Kombëtares Italiane, Daniele De Rossi ka thyer heshtjen, duke folur në lidhje me episodin e ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku ai ka refuzuar të hyjë në fushën e lojës, duke këshilluar stafin teknik që të aktivizonte Insignen.

“Ishte një moment delikat dhe unë në asnjë moment nuk kam dashur që të fyej trajnerin, por ndeshja ishte barazim dhe mendova se nuk mund të bëja asgjë për skuadrën në ato momente. Një nga shokët e skuadrës do të ishte më i vlefshëm se mua. Nuk më mungonte dëshira për të luajtur, por dëshira për të fituar ishte më e madhe”, ka thënë De Rossi.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment