Formacioni/ Skënderbeu gjen sulmuesin në transfertë

Skënderbeu do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Europa League përballë Young Boys, një takim ku korçarët kanë objektiv fitoren me synimin e vetëm për të fituar 360 mijë euro nga UEFA. Por, trajneri Daja nuk do të ketë të gatshëm asnjë sulmues, pasi Nespor dhe Suoe janë të dëmtuar, ndërsa Xhejms nuk ka arritur të udhëtojë për shkak të refuzimit të vizës. Kështu që trajneri Daja ka marrë masa dhe pritet që në formacion nga minuta e parë të luajë Demte.

Formacioni i mundshëm

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Taku, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Sahiti, Demte. Trajner: Ilir Daja

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan