REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Formula 1 / Bottas fluturon në prova, Hamilton bën aksident

11 Nëntor 2017 18:31

Valtteri Bottas sot triumfoi në provat zyrtare të Interlagos, të vlefshme për Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1. Finlandezi dha kohën 1’08”322 në përfundim të kohës së rregullt dhe nesër do të niset nga vija e parë me gjermanin Sebastian Vettel, i renditur si i dyti më i shpejtë. Një vend në treshe e siguroi edhe Kimi Raikkonen.

Episodi më kulminant i provave sot qe aksidenti në sesionin e parë të britanikut Lewis Hamilton, kampioni i porsashpallur për këtë vit. Dhjetë vendet e para u plotësuan me gjigantët Perez (Force India), Alonso (McLaren), Hulkenberg, Sainz (Renault) dhe Felipe Massa (Williams).

Të eleminuarit qenë Wehrlein (Sauber), Gasly (Toro Rosso), Stroll (Williams), Ericsson (Sauber) dhe Hamilton (Mercedes), Ocon (Force India), Grosjean (Haas), Vandoorne (McLaren), Magnussen (Hass) dhe Hartley (Toro Rosso).

Renditja e pilotëve në fund të garës

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment