REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Gavazaj për EDS: Në Vlorë do të shikoni Enisin e vërtetë, merkato? Në janar...

14 Nëntor 2017 22:30

Ilir Daja i ka spostuar në Durrës në Tropikal përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit. Bardhekuqtë gëzojnë një formë mjaf të mirë, dhe në takimin e së enjtes do të kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive. Përballë është një kundërshtar i fortë që ka ardhur në rritje, megjithatë ky fakt nuk i shqetëson kryesuesit e Superiores. Enis Gavazaj, në intervistën e dhënë për eduasportin.com, zbuloi se çdo rezultat tjetër përveç fitores nuk u shkon përshtat.

Enis, si po përgatitet ndeshja me Flamurtarin? Një kundërshtar i fortë, por për të qëndruar në krye kërkohet vijimësia.

E kemi përgatitur me shumë kujdes këtë takim, kemi patur disa mungesa për shkak se disa lojtarë janë thirrur nga përfaqësueset e tyre. Gjithsesi puna ka qenë serioze gjatë stërvitjeve dhe jam i bindur se në Vlorë do të marrim fitoren e radhës. Do të vazhdojmë ecurinë pozitive, që kemi gjatë këtij sezoni.

Për këtë përballje do të mungojnë disa lojtarë titullar, sa do të ndikojë ky fakt tek skuadra për të arritur objektivin?

Kemi një kontigjent shumë të madh lojtarësh dhe të gjithë janë shumë cilësor. Nuk besoj se do të ndihet shumë mungesa e tyre sepse lojtarët e tjerë janë të gatshëm të japim maksimumin dhe të tregojnë vlerat e tyre.

Personalisht si ndihesh, në formë? Pasi dëmtimi i fundit duke se ju ka ulur pak ritmin.

Po punoj shumë në fushë në mënyrë që të arrij formën time më të mirë. Tani për tani jam mirë, por e mira nuk ka fund. Nga ndeshja e radhës do të shikoni Enisin e vërtetë, atë të vjetshmin.

Merkato është larg, megjithatë menaxherët të kanë futur në rreth. Kush është destinacioni i radhës?

Për momentin jam duke menduar vetëm për Skënderbeun, dua të jap maksimumin për këtë fanellë. Deri në janar ka kohë, të shohim. Ja kam lënë në dorë presidentit Ardjan Takaj dhe menaxherëve të klubeve (qesh).

Intervistoi: Drilon Xhepollari

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment