REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Gazeta gjermane feston për Italinë: Keq për Botërorin, mirë për ne!

13 Nëntor 2017 23:41

Mediet italiane dhe ato ndërkombëtare kanë reaguar me keqardhje për “ngecjen” e Italisë, duke marrë parasysh faktin se mungesa e axurrëve në Botëror nuk kishte ndodhur që prej vitit 1958.

Dakord, jo të gjitha.

“Italia është në apokalips: 0-0. Jemi jashtë Botërorit”, shkruan e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”. “Corriero dello Sport” i bie edhe më shkurt: “Jashtë Botërorit!”

Në Francë, ndërkohë, “L’Equipe” ironizon: “Ciao Italia”. “Italia nuk do të marrë pjesë në Botërorin 2018”, shkruan “Le Parisien”.

“Italia dështon për herë të parë që nga viti 1958”, - është titulli i “BBC”-së. Në Spanjë gjithashtu nuk e kanë pritur mirë skualifikimin e italianëve. “Dramë: Italia nuk shkon në Botëror”, - shkruan “AS”, kurse “Marca” e quan “flop historik”.

Vetëm në Gjermani janë lumturuar, sepse dihet se gjermanët kanë vuajtur gjithnjë nga "pepinot". “Italia jashtë! Keq për Botërorin, mirë për ne”, - shkruan gazeta “Bild”. 

Sa bukur, ë? Epo, ky është futbolli!

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment