REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Giroud i dëmtuar, në dyshim për derbin ndaj Tottenham

12 Nëntor 2017 20:57

Sulmuesi i Arsenal, Olivier Giroud, është rikthyer në klub pas një dëmtimi të kofshës së djathtë teksa luante me Francën dhe mund të jetë në dyshim për Derbin e Veriut të Londrës kundër Tottenham-it.

Sulmuesi i Topçinjve, Oliver Giroud mori një goditje gjatë ndeshjes ndaj Uellsit të premten, një ndeshje në të cilën ai shënoi, duke arritur në vendin e shtatë në listën e golashënuesve më të mirë të Francës.

Federata Franceze e Futbollit (FFF) konfirmoi se Giroud do të humbasë ndeshjen e Francës me Gjermaninë të martën pas testeve në Rambouillet, ndërsa Didier Deschamp është ende në kërkim të një zëvendësuesi në sulm.

Giroud nuk ka kaluar një periudhë të mirë tek Arsenal që pas ardhjes së Alexandre Lacazette në verë, teksa ka shënuar vetëm tre gola për Topcinjtë deri tani.

Sulmuesi është përfolur edhe për një lëvizje drejt Emirateve gjatë merkatos, por kohët e fundit ka vendosur të qëndrojë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment