REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Gjermani-Francë, ka befasi në formacionet zyrtare

14 Nëntor 2017 20:05

Sonte, në orën 20:45, Gjermania do të presë Francën në një miqësore luksi, ku priten gola dhe spektakël. Kampionët e botës kanë 20 ndeshje radhazi pa humbur dhe ndaj "Gjelave" kanë një arsye të fortë për të fituar. Kjo lind si dëshirë për t'u hakmarrë pas humbjes 2-0 në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të para një viti.

Sapo janë publikuar formacionet zyrtare dhe befasitë nuk mungojnë. Kimmich do të jetë në stol pas 24 ndeshjesh, kurse Griezmann nuk do të jetë pika e referimit në sulm si në ndeshjet e tjera. Ja 11-shët respektivë:

Gjermania: Trapp - Can, Süle, Hummels, Plattenhardt - Khedira, Kroos - Özil, Gündogan, Draxler - Werner

Franca: Mandanda - Jallet, Varane, Umtiti, Digne - Tolisso, Rabiot, Matuidi - Mbappé, Lacazette, Martial

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment