REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri
13 Nëntor 2017

Nëse doni spektakël, ndeshja ideale për ta shijuar atë është kur përballen dy kombëtare të nivelit më të lartë. Këtë shans do ta keni nesër, kur Gjermania do të presë Francën në Këln për një miqësore luksi. Pas barazimit pa gola me Anglinë, kampionët e botës nuk duan që tabela e rezultatit të qëndrojë e pandryshuar për 90 minuta.

“Ndeshjet e nëntorit janë si barometër për ne. Duam të provojmë gjëra të reja. Të gjithë e kanë shansin në kombëtaren gjermane”, - u shpreh trajneri Joachim Low, i cili punon në DFB që nga viti 2004. Projekti gjerman ka pasur sukses, sepse në vitin 2014 ata fituan Botërorin. Ky është modeli që po ndjekin edhe “Gjelat”.

Yjet kampionë bote sot u stërvitën në “RheinEnergie Stadium” në ritëm maksimal dhe u dukën në humor të mirë. Nesër pritet të jenë titullarë senatorë si Mats Hummels, Mesut Ozil dhe Thomas Müller, por nuk përjashtohen befasitë. Me Jogin mund të ndodhë gjithçka, sidomos duke kujtuar humbjen 2-0 në gjysmëfinalen e Evropianit 2016.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment