REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Gjoka shqetësohet për mbrojtjen e Vllaznisë: Orelesi po sforcohet

14 Nëntor 2017 22:05

Ernest Gjoka, trajneri i Vllaznisë, i ftuar në emicionin “StarSport” të një televizioni lokal në Shkodër, ka folur rreth merkatos. Kur të gjithë presin që të zgjidhet çështja e ngërçit të shënimit të golit, tekniku tiranas kalon vëmendjen te mbrojtja. Së pari ai dëshiron një lojtar që të luajë në qendër dhe në plan të dytë është shënimi i golit.

"Jam shumë i shqetësuar për merkaton e janarit sepse në të nuk është se gjen gjithçka. Ajo e verës është më e mirë në këtë drejtim sepse të jep më shumë mundësi megjithatë ne po punojmë në këtë drejtim. Gjithsesi, ne po shohim mundësinë që të bëjmë ndonjë përforcim sidomos në repartin e mbrojtjes”, tha fillimisht tekniku që nxori Kukësin kampion vitin e shkuar dhe ka fituar Kupën e Shqipërisë me Flamurtarin, ndërsa këtë vit ka mision të vështirë, mbijetesën e Vllaznisë.

Rolin e qendërmbrojtësit te Vllaznia e bën nigeriani Orelesi, por që tekniku pranon se ai po sforcohet. “Unë Orelesin e njoh shumë mirë sepse kam dashur ta marrë tek Flamurtari që në vitin 2013, por nuk ma dha Takaj. Por, ai është mesfushor dhe madje mendoj se është një nga mesfushorët më të mirë nga të huajt që ka ardhur në vendin tonë. Atë vend që po bën tani, atë të qendërmbrojtësit, besoj se është duke e bërë i sforcuar dhe për interesa të skuadrës".

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment