REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Golden State bën spektakël, vazhdon përralla e Detroit në NBA

5 Nëntor 2017 13:13

Një natë e mbushur plot me emocione në parketet e NBA-së.

Në Los Angeles, Clippers nuk arritën që të shmangin humbjen e tretë në shtëpi 113-104 kundër Memphis.

Golden State e kaluan lehtë përballjen në Denver me rezultatin 127-108, e tani janë në krye në perëndim.

Fitorja e pestë radhazi 112-99 për Minnesota (mungonte prej pesë vitesh) kundër një Dallas-i që gjithnjë e më shumë fundoset.

Një tjetër fitore për ekipin surprizë, Detroit, 108-99 ndaj Sacramento, që shkon në vend të dytë në Lindje.

Gjatë natës u luajtën pesë takime të NBA dhe si gjithmonë nuk mungoi spektakli.

Të zotëve të shtëpisë në ”Staples Center” të Los Anxhelesit nuk i mjaftoi paraqitja super e Griffin me 30 pikë të realizuara, për të shmangur humbjen e tretë brenda.

Vendimtarë ishin koshat e ardhur nga stoli nga basketbollistët e Memphis, që realizuan 55 pikë, kundër 22 të Clippers.

Miqtë në fund e merituan fitoren e arritur si ekip, ku 8 lojtarë realizuan nga 10 pikë e sipër, me më të mirë Conley dhe Gasol që e përfuduan garën me 22 dhe 21 pikë për kokë.

Golden State, pas një periudhe krize u kthyen në traditë, te dominimi i të gjithë rivalëve të tyre, duke fituar transfertën e tretë radhazi.

Viktima e mbrëmjes janë Denver Nuggets që u shkatërruan 127-108 nga kampionët në fuqi.

Vendimtar ishte perioda e tretë që përfundoi me +22 pikë (43-21) cqë e mbylli em diferencë të madhe takimin.

Durant ishte autor i 25 pikëve, 7 ribaunde, 7 asiste, kurse Curry realizoi 22 pikë dhe 11 assite, duke i çuar “Warriors” në krye në Perëndim.

Minnesota po kalon një gjendje shumë të mirë dhe me fitoren e radhës zhyti edhe më shumë në krizë Dallas-in, që humbi garën e 10-të në 11 ndeshje e para.

Karl-Anthony Twons bëri ligjin në parket duke shënuar 31 pikë dhe 12 ribaunde.

Detroit po përjeton një perrallë ,e 5 fitore në 6 ndeshje, ndyshe nga Sacramento që mori humbjen e shtatë radhazi.

Neë Orleans vuajti për të marrë fitoren në “United Center” të Çikagos dhe triumfoi në shtesë 96-90. Dyshja Davis-Cousins bëri diferencën. I apri realizoi 27 pikë dhe 16 ribaunde, i dyti, 25 pikë dhe 11 ribaunde.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment