REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Golden State kap kreun në Perëndim, Boston 9 fitore radhazi

7 Nëntor 2017 12:16

Tri ndeshje u luajtën gjatë natës në NBA.

Në “Oracle Arena”, Golden State mori suksesin e katërt radhazi, duke kaluar në krye në renditjen e Perëndimit, bashkë me Rockets.

Në fitoren 97-80 kundër Miami Heat, spikati Kevin Durant me 21 pikët e tij.

Kurse një Belineli në një natë shumë të mirë, me 19 pikë të grumbulluara, nuk i mjaftoi Atlanta Hawks, që humbën 107-110 kundër Boston Celtics të udhëhequr nga një Kyrie Irving i pandalshëm, që realizoi 35.

Gjithashti Nets-at fituan në Phoenix; Suns u mundën 98-92.

Në “Oracle Arena”, edhe pse Golden State mori suskesin e shtatë në 8 takimet e fundit, vuajti.

Duhet thënë se kjo është fitorja e parë e kampionëve në fuqi, ku skuadra nuk i kalon të 100 pikët në një vit e gjysmë.

Ndeshja u vendos në periodën e dytë dhe të tretë. Kevin Durant bëri diferencën me 21 pikë të shënuara, 6 asiste dhe 8 ribaunde, Curry shënoi 16, ndërsa u dallua Draymond Green, me 18 pikë dhe i pakalueshëm në mbrojtje me 7 ribaunde, i cili gjithashtu i detyroi rivalët të bënin 23 gabime.

Kurse Miami Heat nuk i mjaftoi 40 pikëshi i shënuar nga dyshja Johnson (21) e Dragic (19).

Në lindje vazhdon dominimi i Boston Celtics.

Kryesuesit kanë 9 fitore në 11 takime dhe viktima e radhës ishin Hawks në Atlanta.

Suksesi u vendos në perodën e tretë, që u mbyll 21-28 në favor të miqve, pasi pjesa e parë përfundoi 54-54.

Belinelli dhe Dedmon shënuan nga 19 pikë.

Kyrie Irving ishte i jashtëzakonshëm me 35 pikë, 7 asiste dhe 3 ribaunde dhe ai udhëhoqi miqtë drejt fitores. Kur duhej edhe 1 minutë që të mbyllej ndeshja, rezultati ishte 104-103, ndërsa përfundimi shkoi 107-110.

Brooklyn Nets fituan 98-92 në Phoenix kundër Suns.

Nets-at morën fitoren e katërt në 10 ndeshje, që erdhi pas 4 humbjeve radhazi. U dalluan D'Angelo Russell me 23 pikë, 8 asiste dhe 6 ribaunde, dhe Carroll me 14 pikë dhe 11 asiste.

Fitorja u ndërtua në 12 minutat e para, me rezultatin 19-28.

Në fund, Suns shkuan +1, por Nets-at i’a dolën të rimarrin kryesimin.

Të zotëve të shtëpisë nuk u mjaftoi një super Len në mbrotje me 14 ribaunde, 8 në mbrojtje dhe 20 pikë dhe 9 ribaunde nga T.J. Warren.

Për Phoenix ky është KO i shtatë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment