REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Grabitjet/ Pirrelli dhe Mclaren anulojnë testimet në pistën e Interlagos-it

14 Nëntor 2017 11:18

Mbizotëroi frika ose dëshira për më shumë siguri. Kompanitë e Pirelli-t dhe Mclaren-it anuluan testimet e pneumatikëve të Formula 1, të programuara për ditën e sotme dhe të nesërme në pistën e Interlagos-it, pasi në fundjavë disa prej skuadrave u sulmuan dhe u grabitën nga persona të armatosur që vunë në rrezik jetët e pjesëtarëve të skuadrave të ndryshme.

“Pas një përpjekjeje për të grabitur kamionin e Pirrelli-t, i cili u neutralizua nga shërbimi i sigurisë i kompanisë italiane të gomave, u vendos anulimi i testeve të pneumatikëve. Këtë vendim mori edhe McLaren, Fia dhe F1 u mor në të mirë të sigurisë të të gjithë personelit që do të merrte pjesë aty”, shkruhej në komunikatën për shtyp.

Gjatë natës së të premtes, persona të armatosur morën peng pjesëtarë të skuadrës së Mercedes-it,  ndërsa të shtunën keqbërës të tjerë tentuan të grabisin kamionët e Williams dhe Sauber.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment