REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Guardiola: Ne do të përpiqemi, por deri në shkurt...

7 Dhjetor 2017 00:04

Pep Guardiola vlerësoi Shakhtar Donetsk për nivelin, që tregoi ndërsa u shpreh i kënaqur me performancën e City, edhe pse ata u mposhtën 2-1 në sfidën e fundit të Champions League.

"Goli i tyre i parë ishte madhështor. Ndërsa në të dytin ne nuk u mbrojtëm mirë, por luftuam. Jam i lumtur me performancën. Ne kishim ardhur këtu për të fituar, nuk mundëm, por u përpoqëm deri në fund. Jam shumë i kënaqur për Tosin, Brahim dhe Phil për sa mirë kanë luajtur në Champions League kundër një skuadre vërtetë të mirë si Shakhtar Donetsk me lojtarët e tyre të talentuar brazilian", tha spanjolli në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Sa i përket ambicieve dhe kundërshtarit, që preferon në turin tjetër, Guardiola nuk pranoi të jap detaje.

“Kjo ndodh gjithmonë kur hidhet shorti - ata flasin për të, por varet se si ekipi arrin në atë moment, atë ditë ... Ndoshta ju jeni mirë sot, por në shkurt, mund të jeni katastrofë. Ose e kundërta. Do të jetë e vështirë. Kandidatët janë të vështirë, por ne do të përpiqemi", shtoi Pep.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment