REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Habit Ventura: Nuk kam dhënë ende dorëheqjen

14 Nëntor 2017 00:36

Gian Piero Ventura është paraqitur në konferencën për shtyp në 00:13 minuta, gati dy orë pas përfundimit të ndeshjes kundër Suedisë dhe eleminimit nga Kupa e Botës.

"Nuk jam dorëhequr sepse nuk kam biseduar ende me Presidentin. Kam kërkuar të flas me lojtarët një nga një prandaj jam me vonesë dhe kërkoj falje. Kur nuk arrin rezultatet, të merituara apo të pamerituara, është e qartë se faji është i trajnerit. Nga këndvështrimi sportiv është një rezultat i rëndë. Ne kemi treguar gatishmëri për të arritur më tepër, por jam prej vitesh në futboll dhe di ta pranoj atë që ndodh. Jam krenar që kam qenë pjesë e ekipit të kaltër dhe që kam punuar me lojtarë të mëdhenj dhe të tjerë që unë shpresoj se do të bëhen. Më vjen keq, sepse sonte sërish kam kuptuar se çfarë do të thotë të trajnosh ekipin kombëtar. Është diçka me të vërtetë e jashtëzakonshme sa i përket emocioneve. Falënderoj tifozët në San Siro që na përkrahen nga minuta e parë".

A është një veprim i përgjegjshëm të japësh dorëheqjen? "Unë nuk e di ende sepse nuk kemi vlerësuar ende disa gjëra. Do të flasim me Federatën. Tonet do të jenë ato që kemi përdorur gjithmonë".

Lamtumira e Buffon, De Rossi dhe të tjerëve? E dinim që do të ndodhte. Objektivi ishte Botërori. Ishte diçka që mund të ndodhte, më vjen keq".

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment