REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Harden fundos Cleveland, Oklahoma merr KO e katërt radhazi

10 Nëntor 2017 13:15

Shumë emocione dhe shumë të papritura në NBA gjatë natës.

Houston mori fitoren e katërt radhazi duke mundur në shtëpi Cleveland me rezultatin 117-113 falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Harden.

Oklahoma u mund për herë të katërt radhazi, këtë herë kundër Denver që në fund triumfoi 102-94.

Në Sacramento u ndal ecuria pozitive e Philadelphia që humbi takimin vetëm për një pikë, 109-108.

Washington mori fitoren kundër Lakers, kurse Toronto mundi në shtëpi New Orleans.

Gjatë natës u luajtën pesë takime, të cilat sollën emocione dhe spektakël.

Në “Toyota Center” të Houston, rivalët e Cleveland u shtypën nga një James Harden i jashtëzakonshëm që shënoi 35 pikë, dha 13 asiste dhe 11 ribaunde.

Cavs nuk u mjaftoi paraqitja e zakonshme e madhe e LeBron James, që shënoi 33 pikë dhe dha 7 assite.

Teksanëve një dorë iu dha edhe zvicerani Clint Capela që realizoi 19 pikë, 13 ribaunde dhe 4 bllokime.

Për zëvendëskampionët kjo është humbja e 6-të në tetë takimet e fundit, që bën të bien sirenat e alarmit.

Nuk po i shkon më mirë Oklahoma që ra në Denver 102-94 dhe zgjat serinë e rezultateve negative, duke shkuar në 4 humbje.

Vendimtar ishte perioda e katërt e fituar nga vendasit 27-19, falë kontributit të shënuesit më të mirë të mbrëmjes, Emmanuel Mudiay, me 21 pikë, 7 ribaunde dhe 5 asise

Vështirësi në sulm për Westbrook dhe shokët e ekipit që nuk arritën të gjenin ekuilibrin duhur.

Për Sacramento vjen fitorja e dytë radhazi, që ndërpret serinë e gjashtë fitoreve radhazi të

Philadelphia-s, që u dorëzua 109-108. Ishte gjuajtja e De'Aron Fox që ktheu sfidën në favor të vendasve.

Miqve nuk i mjaftuan 22 pikët dhe 15 ribaundet e Embiid dhe koshat e shokëve të ekipit, të gjithë nga 10 pikë e sipër të shënuara.

Shënoi më shumë Zach Randolph, me 20 pikë dhe 7 ribaunde.

Washington, pas humbjes së thellë kundër Dallas, reagoi dhe fitoi në shtëpi kundër Lakers 111-95.

Toronto, me një DeMar DeRozan fenomenal, autor i 33 pikëve dhe 8 asisteve, mundi 122-118 “ Pelicans”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment