REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Hasan Lika i gëzohet grupit, por Teutën nuk e sheh të dorëzuar

14 Nëntor 2017 19:23

Njohës i vjetër i Teutës, trajner për shumë vite, madje dhe kërkues me ngulm i titullit para pak vitesh, por që nuk e arriti. Tashmë pjesë e gjirokastriteve, vetëm 3 pikë larg vendit të fundit, po aq sa durrsakët. E vështirë për trajnerin, por edhe si ndeshje, megjithatë, Lika nuk mendon të dorëzohet, por do t’i besojë sërish formacionit fitues për këtë takim.

“Pas fitores kundër Lushnjës kemi punuar për Teutën. Është kundërshtar i fort, pavarësisht se çfarë ka arritur që të fitojë në javët e fundit. Kemi punuar për këtë ndeshje, kemi optimizëm dhe besim, ndaj kërkoj që të shfaqen në fushën e lojës të gjitha”.

“Teuta është skuadër që kërkon të fitojë gjithmonë, si brenda dhe jashtë. Ata kanë qenë pranë fitoreve edhe në ndeshjet kur kanë humbur. Nuk kemi ndryshime, formacioni do të jetë i njëjtë si kundër Lushnjës, nuk ka probleme dëmtimesh”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment