REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Honda i beson një të riu, Nakagami shfaqet me RC213V

7 Dhjetor 2017 12:48

Pas gjashtë sezonesh në Moto2 ka bërë një hap më lartë në MotoGP dhe vitin e ardhshëm do të garojë me skuadrën Honda Idemitso, të njëjtën me atë të 2017 në kategorinë e ndërmjetëmë. Ka arritur që të jetë dy herë në podium dhe ta fitojë njëherë.

Te Honda në ditën e falënderimeve, Takaaki Nakagami u prit me befasi shfaqja me RC213V me të cilën do të debutojë në kategorinë mbretërore të Botërorit.

“Honda më ka bërë suprizë fantastike dhe absolutisht të pabesueshme. Jam i sigurt që do t’iu pëlqejë dhe fansave dhe do të jetë e bukur ta zbulojmë këtu në Motegi së bashku me kampionë si Marc Marquez dhe Dani Pedrosa. Nuk mund të pres nisjen e sezonit të ri”, tha Nakagami, piloti i ri i Honda.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment