REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

I ofenduan himnin, mbrojtësi suedez tërbohet me italianët

14 Nëntor 2017 10:47

Mbrojtësi i Suedisë Mikael Lustig nuk i ka kursyer ofendimet ndaj tifozëve italianë, të cilët vërshëllyen himnin suedez e flamurit.

Atmosfera në “San Siro” ishte mjaft e tensionuar në mbrëmjen e djeshme me fansat axurrë, të cilët e kishin mbushur impiantin me qëllim që t’i jepnin zemër ekipit të tyre në këtë sipërmarrje të vështirë.

Dhe për t’i trazuar vikingët, tifozët fishkëllyen himnin e Suedisë.

Për lojtarin Sëlltikut, fansat italianë janë thjesht disa trapa të ndyrë.

Por kapiteni Gianluiggi Buffon ishte i vetmi që i kundërshtoi, duke duartrokitur himnin ndërsa mijëra fishkëllima e shuan tingullin tij.

Ndërsa në Suedi festa ka qenë e madhe.

Ky kualifikim ka pasur edhe anë negative për kapitenin Andreas Granqvist.

Shokët e ekipit e qethën tullac.

“Unë u thashë djemve në zhveshtore se nëse ne dot kualifikoheshim në Kupën e Botës, unë do të qethesha tullac. Mendova se ata e kishin harruar, por John (Guidetti) dhe Vigge (Victor) Lindelof m’i qethën direkt”, tha Granqvist duke buzëqeshur.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment