REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Ilkay Gundogan tregon sekretin e madh për suksesin Jurgen Klopp

14 Nëntor 2017 15:50

Ilkay Gundogan ka treguar sekretin e madh që bëri që Jurgen Klopp të udhëhiqte Borusia Dortmund në fitimin titullit kampion dy herë nën drejtimin tij.

Sipas futbollistit gjerman, futbollistët verdhezinj çdo të diel shkonin në stërvitje të dehur dhe sipas tij kjo bëri diferencën në formën e jashtëzakonshme të ekipit.

Mesfushori gjerman u bë pjesë e ekipit të Klopp-it në 2011, pas suksesit të parë në kampionat.

Dhe ai u kthye në një futbollist kyç të skuadrës, e cila sezonin pasardhës fitoi kampionatin dhe Kupën.

“Ne dilnim shpesh si ekip. Kishte shumë futbollistë që ishin beqarë në ekip. Disa herë mund të shikojë efektet e natës së mëparshme gjatë stërvitjes së mëngjesit”, rrëfen lojtari në biografinë e re “Jurgen Klopp, njeriu i zhurmës”

Por 27 vjeçari kujton se kur ishte puna për disiplinë, Klopp nuk të falte,

Në mesjavë, pasi verdhezinjtë mundën Bayern dhe ishin 6 pikë në renditje, kur kishin ngelur edhe 4 takime, Gundogan dhe 4 shokë të tjera dolën deri në 3 të mëngjesit, edhe pse nuk pinë.

Të shtunën, Dortmund e gjeti veten në disavanazh me një gol në pjesën e parë, ndërsa në të dytën fitoi 2-1 kundër Schalke 04.

“Dikush më tregoi se ca nga ju dolën gjatë javës. Nuk e di kush, por nuk dua ta di. Por një gj ju them: Këta lojtarë duhet të lumturohen që ne fituam. Ndryshe ne do të shikonim dënimin më të madh në historinë e një klubi futbolli”, u tha ai lojtarëve në analizën e të nesërmes pas takimit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment