REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Intervista/ NBA, Goran Dragic mes Miami Heat, Sllovenisë dhe Doncic

25 Tetor 2017 20:50

Një muaj e gjysmë më parë, Sllovenia ishte në çatinë e Evropës. Një vend me vetëm dy milion banorë ishte në gjendje të imponojë lojën e vet për herë të parë në një Kampionat Evropian Basketbolli.

Goran Dragic, lojtari më i vlerësuar i turnout, që tashmë luan për Miami Heat në NBA  përpiqet të tregojë historinë mes një shakaje, një fakti dhe një krenarie ballkanike që vështirë se lihet mënjanë.

Presidenti Dragic - "Gjithçka ka ndodhur, është e pamendueshme", thotë 31-vjeçari nga Ljubljana. Për shembull, të dielën e kaluar Sllovenia votoi për Presidentin e ri dhe më shumë se disa tifozë ende duke festuar, vendosi emrin tim në fletën e votimit".

Dinastia Doncic - "Luka është i veçantë - thotë Dragic për Doncic, talentin e Real. Ne në Slloveni e prej kohësh, jemi të vetëdijshëm për aftësitë e tij, por edhe për ne ishte e pamendueshme në prag të Kampionatit Evropian që ai të mund të ishte aq vendimtar dhe të shfaqej në ato nivele. Kur fillova me ekipin kombëtar, një prej mentorëve të mi ishte babai i tij, Sasha, i cili kishte arritur në fund të karrierës".

 Doncic dhe SHBA - "Është një nga më të mirët në Evropë, nëse jo më i miri - tha Dragic, është e sigurt që do të hyjë në NBA vitin e ardhshëm. Petrovic? Dy lojtarë të ndryshëm, por shumë të ngjashëm me ndikimin që ata kanë në lojë. Një lojtar si Doncic është i destinuar të mbizotërojë edhe në këtë pjesë të botës."

Sllovenia perfekte - "Merita më e madhe është e trajnerit Kokoskov – shpjegon duke qëndruar serioz dhe i qetë - ka qenë në gjendje të krijojë dhe menaxhojë grupin. Finalja? Kam pasur dhimbje, mezi qëndroja në këmbë dhe bëra shumë mirë që qëndrova në pankinë në momentet decizive. Trajneri na mbante të qetë, ai besonte tek rotacionet dhe pjesa tjetër erdhi vetë".

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment