REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Isco rikuperohet për ndeshjen ndaj Atletico-s

14 Nëntor 2017 16:16

Lajm i mirë për Real Madrid. Isco Alarcon është drejt rikuperimit për ndeshjen e fundjavës ndaj Atletico Madrid.

Mesfushori spanjoll mbeti i dëmtuar në miqësoren e javës së kaluar ndaj Costa Rica-s që e fituan me rezultatin 5-0. Fillimisht nuk dihej koha e rikuperimit të 25-vjeçarit por vetë ai ka pohuar se së shpejti do të jetë në fushë.

Përmes një foto-postimi të bërë në profilin e tij në “Instagram”, madrileni ka njoftuar se po rikuperohet nga dëmtimi i së shtunës dhe është në gjendje të mirë dhe me dëshirën për të fituar në derby-n kryeqytetas.

Isco është kthyer në një nga lojtarët kyç dhe vendimtarë në radhët e “Los Blancos”. Trajneri Zidane fillimisht e pati të vështirë t’i jepte besimin e titullarit iberikut por me përformancën e tij të shkëlqyer si në kombëtare ashtu edhe me ekipin tashmë nuk ka asnjë dyshim.

Isco ka qenë vendimtar në disa prej ndeshjeve më të rëndësishme për Realin si në kampionat apo edhe Champions.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment