REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Italia "out", Del Piero tregon se çfarë duhet bërë pas dështimit

14 Nëntor 2017 00:05

Duke folur në "Sky Sport 24", Alessandro Del Piero ka komentuar me dhimbje disfatën e kombëtares italiane ndaj Suedisë në fazën "play-off" të Botërorit të Rusisë. Axurrët humbën 1-0 në ndeshjen e parë në veriun e Evropës, ndërsa në Milano u ndalën në barazim pa gola.

"Nuk është e lehtë të rinisësh gjithçka nga e para. Italia nuk është mësuar kështu. Unë do të përpiqesha të gjeja se çfarë nuk shkon në sistemin tonë, ndoshta duke filluar nga jashtë, por duke i përshtatur zgjidhjet me sistemin tonë dhe duke i përfshirë në klubet italiane", - u shpreh ish-sulmuesi i Juventusit.

Dhimbja në sytë e tij ishte më shumë se e dukshme pas ndeshjes në "San Siro". Del Piero ka qenë një legjendë e futbollit italian dhe ka dhënë shumë gjatë viteve të tij të lavdishme. Ndoshta, duke parë veteranin Gianluigi Buffon duke qarë e ka bërë të ndihet akoma më keq.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment