REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Jesus: Chelsea ishte me fat, mund t’i kishim shënuar 5 gola

2 Nëntor 2017 13:54

Mbrojtësi i Roma, Juan Jesus beson verdhekuqtë mundi t’i kishin shënuar pesë gola Chelsea gjatë fitores 3-0 ndaj Bluve në Ligën e Kampionëve të martën.

Roma kaloi në avnatazh që në fillim nëpërmjet Stephan El Sharaawy dhe italiani dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të. Goditja e dytë e Diego Perrotti përfundoi në rrjetë, por Jesus beson se mund të kishin shënuar edhe dy gola të tjerë.

"Gjithkush është duke bërë mirë dhe ndihemi të rëndësishëm. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Ne kemi portierin më të fortë në botë në ekip. Alisson ka punuar shumë, edhe vitin e kaluar, kur ai luajti më pak dhe po dëshmon se ai është shumë i fortë", tha braziliani “Radio Roma”.

"Gjithkush mund të gabojë, më shpesh ndodh tek ne mbrojtësit, por ne kemi një portier të shkëlqyer. Të martën mund të kishim fituar 5-0. Ne ishim të qetë, e respektojmë Chelsea, por ndeshja në Londër dhe në Romë ka treguar se ne mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari nëse luajmë në këtë mënyre", shtoi Jesus.

Roma është aktualisht në krye të Grupit C të Ligës së Kampionëve, me Chelsea dhe Atletico Madrid të tretë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment