REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Juan Mata tregon ditën e parë të Ibras te United: Bëri të dridhen...

Juan Mata tregon ditën e parë të Ibras te United: Bëri të dridhen...

6 Dhjetor 2017 12:46

Juan Mata ka treguar ditën e parë të Zlatan Ibrahimovic-it në klubin Manchester United.

Suedezi u bë pjesë e ekipit gjatë fazës para-sezonale, kur lojtarët e tjerë nuk ndodheshin në Mançester.

Ai kishte dalë në stërvitje, ndërkohë që aty po qëndronin edhe punonjësit e klubit, të cilët kujdeseshin që futbollistëve mos tu mungonte asgjë.

“Zlatan iu afrua atyre dhe u tha: ‘Shpresoj që ta dini që Zoti ka ardhur këtu tani’. Stafi po dridhej dhe u frikësua. Më pas, ai shpërtheu në të qeshura”, kujtoi Juan Mata.

Sipas spanjollit, kjo është diçka tërësisht normale për një njeri si Ibra.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment