REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Kalendari i ri i Formula 1, rikthehet Çmimi i Madh i Francës

7 Dhjetor 2017 11:42

Federata Ndërkombëtare e Autobobilizmit (FIA) aprovoi kalendarin e botërorit të 2018 të Formula 1.

Pas 10 vitesh mungesë për probleme financiare, kthehet Çmimi i Madh i Francës që do të zhvillohet më 24 qershor në pistën e “Paul Ricard”, që ndryshe njihet si “Le Castellet”.

Botërori do të nisë nga Australia, ku makinat do të garojnë në pistën e Melbourne-s.

Kurse kampionati do të përmbyllet me Çmimin e Madh të Abu Dhabi-t më 25 nëntor.

Në total do të jenë 21 gara, një më shumë se sa në vitin që sapo u mbyll.

Këtë herë nuk do të ketë Çmim të Madh të Malajzisë, ndërsa kthehet Çmimi i Madh i Gjermanisë i programuar më 22 korrik në Hockenheim.

Gjithashtu, në bazë të rregullores së re, nëse një pilot merr një sanksion ndërsa është renditur nga pozicioni i 15-të e sipër, atëherë ai do të kalojë automatikisht në vend të fundit.

Garat

25 mars Australa (Melburn)

8 prill Bahrein (Bahrein)

15 prill Kina (Shangai)

29 prill Azerbajxhan (Baku)

13 maj Spanja (Barcelona)

27 maj Monako (Monte Carlo)

10 qershor Kanada (Montreal)

24 qershor Francë (Le Castellet)

1 korrik Austria (Spielberg)

8 korrik Britania e Madhe (Silverstone)

22 korrik Gjermania (Hokenhajm)

29 korrik Hungaria (Budapest)

26 gusht Belgjikë (Spa-Francorchamps)

2 shtator Italia (Monza)

16 shtator Singapor (Singapor)

30 shtator Rusia (Soçi)

7 tetor Japoni (Suzuka)

21 tetor SHBA (Austin)

28 tetor Meksikë (Qyteti i Meksikës)

11 nëntor Brazile (San Paolo)

25 nëntor Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dhabi)

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment