REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Kjo pritje e Berishës ka habitur mediat italiane

6 Nëntor 2017 14:33

Atalanta e Ertrit Berishës u ndal në përballjen me Spal. Një ndeshje e fortë e cila dhuroi emocione dhe episode të veçanta.

Një prej tyre është edhe një rast në pjesën e dytë kur gardiani kuqezi bëri një mrekulli duke shpëtuar portën e tij, e më pas Antenucci goditi shtyllën.

Të pafat emilianët, të cilët mund të kishin surprizuar në këtë përballje

Por pritja që bëri Berisha habiti edhe sportiven italiane “Gazzettadellosport”, që e quajti fenomenale ndërhyrjen. 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment