REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Klubet e mëdha të çmendura pas 18 vjeçarit të Porto

12 Nëntor 2017 22:27

Diogo Dalot ka potencialin të jetë një element kryesor në një ekip të elitës për shumë vite që do të vijnë.

Si rezultat, klubet si Real Madrid dhe Manchester United kanë shfaqur një interes të madh për mbrojtësin e krahut të djathtë. Gjithashtu, Juventus po planifikon të hapë negociatat me agjentin e 18-vjeçarit.

Pas largimit të Dani Alves verën e kaluar, bardhezinjtë kanë luftuar për të zëvendësuar praninë e tij në krahun e djathtë. Edhe pse ata morën Mattia De Sciglio, ai e kaloi pjesën më të madhe të sezonit (deri tani) jashtë për shkak dëmtimi.

Vetëm 18 vjeç, Dalot ka karakteristika mjaft të mira dhe luan në ekipin e Porto B. Sidoqoftë, klubet mendojnë se është gati të bëjë kërcimin në nivelin më të lartë.

Për momentin, Napoli është i favorizuar, pasi ata kanë treguar interes më të gjatë, megjithatë, Juventus është i gatshëm të largojë klubet e tjera për të marrë shërbimet e tij duke ofruar më shumë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment