REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Kombëtaret me një superyll, ja vendet e kualifikuara nga lojtari i tyre më i mirë

14 Nëntor 2017 17:42

Christian Eriksen, Danimarkë

Christian Eriksen kërkon të drejtojë Danimarkën përballë Republikës së Irlandës, për t'u kualifikuar për turneun e parë të madh që nga “Euro 2012”. Maestro i Tottenham, ka qenë sensacionale në Premier League për më shumë se dy sezone dhe me formën që po kalon sytë e danezëve janë fokusuar tek ai.

Mungesa e një sulmuesi mbështetës ka qenë një rebus për trajnerin Age Hareide që nga marrja e drejtimit të skuadrës. Eriksen është, pra, ndër lojtarët më të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar në aspektin e hendekut mes lojtarit më të mirë dhe të dytë më të mirë të ekipit.

Dinamiti danez di shumë mirë të përdor talentin që ka, dhe është më i miri që nga koha e Brian Laudrup, por cilat ekipe të tjera kanë situata të ngjashme? Nëse Danimarka do të anashkalojë irlandezët, Hareide do të duhet të vendosë nëse do ta përdor yllin e Spurs si “orkestrues” në fushë, ose të maksimizojë mundësitë e tij si nr.10.

Barcelona ende mund të zhgenjehet duke ndjekur Philippe Coutinho për një kohë të gjatë, pa i kushtuar vëmendje Eriksen, ai ndoshta mund të jetë një opsion më i mirë për Ernesto Valverde.

Pierre-Emerick Aubameyang, Gabon

Ylli i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang ka qenë prolifik për disa vite në futbollin vendas, megjithatë shërbimi i tij është shumë më i kufizuar kur luan për Gabonin.

Ai i udhëhoqi “Panterat” në Kampionatin Afrikan të 2015, por nuk ishte në gjendje t'i dërgonte ata në fazën e grupeve. Ndoshta ata që luajnë përreth tij nuk e shërbejnë aq sa duhet, kur mendoni se sa gola ka shënuar Lewandowski duke u bërë sulmuesi më më shumë rrjeta në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës.

Robert Lewandowski, Poloni

Lewandowski ka arritur 16 gola për të dërguar vendin e tij në “Rusi 2018” dhe është në rrugën e duhur, ka shënuar më shumë se 40 gola në të gjitha garat për Bayern për një sezon të tretë. Fakti që Polonia nuk do të pritet të shkojë më tej se çerekfinalet, e vendos atë në këtë klasifikimi.

Henrikh Mkhitaryan, Armeni

Ylli i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan është i detyruar të bëj një pushim gjatë çdo ndërprerje ndërkombëtare. Tashmë golashënuesi më i mirë i Armenisë me 25 rrjeta, Mkhitaryan në rastin më të mirë është një kandidat i parë për këtë çmim.

Gareth Bale, Uells

Aaron Ramsey është një tjetër yll që mund të ndihmoj trajnerin e Uellsit, Chris Coleman, por Bale është qartë më i miri i ekipit. Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, ishte lojtari kryesor i Uellsit në “Euro 2016” me Coleman në gjendje që e planifikojë lojën rreth tij duke sjellë diçka të veçantë.

Sadio Mane, Senegal

Sulmuesi shpërthyes i Liverpool-it ka talent përreth tij, forma që po kalon në klub e bën atë si njeriun më të rrezikshëm të Senegalit.

Keita Balde i Monaco mund të dalë si pasuesi i tij, por Sadio është padyshim lojtari më i mirë i Aliou Cisse.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment