REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Kombëtarja e Kosovës fitoi, por Ujkani bën autokritikë

14 Nëntor 2017 11:47

Kombëtarja e Kosovës ka marrë dje fitoren e parë në miqësoren ndaj Letonisë në shifrat 4-3, duke shënuar në fund të takimit. Por, portieri Samir Ujkani ka pranuar se nuk ka qenë në një ditë të mirë.

“Kemi arritur të fitojmë në një ndeshje mjaft të vështirë, pasi kishim përballë një kundërshtar si Letonia e cila na hapi jo pak probleme. Personalisht kam gabuar në dy raste duke pësuare dhe dy gola dhe për këtë dua të kërkoj falje. E di që tifozët janë të irrituar dhe kanë vërshëllyer, por unë di të kërkojë falje”, ka thënë Ujkani.  

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment