REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Kombëtarja U-20 mposhtet në Gjeorgji, Zeka dështon te pika e bardhë

14 Nëntor 2017 16:40

Kombëtarja e moshës U-20 është mposhtur me rezultatin 3-0 në Gjeorgji nga vendasit. Ndeshja u zhvillua me orën lokale 14:00 në stadiumin “David Pettiashvili Area”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi nuk kanë arritur që të marrin një rezultat pozitiv në këtë miqësore.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0 për ekipin pritës të cilët shënuan që në minutën e 10’ të takimit. Skuadra jonë pati mundësinë e barazimit me anë të një 11-metërshi të humbur nga Agim Zeka. Ndërkohë në fraksionin e dytë djemtë e udhëhequr nga trajneri Bushi kanë zhvilluar një lojë jo të mirë ku kanë pësuar edhe dy gola të tjerë në minutat 69’ dhe 73’.

Kjo ndeshje testuese do ti shërbejë teknikut Bushi për të krijuar një ide për cilesitë e futbollistëve që mund të bëhen pjesë e ekipit përfaqësues U-21.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Mario Dajsinani ('75 Tafa), Leonardo Maloku ('55 Duka), Ilirian Ceka ('55 Hoxha), Shaqir Tafa (c) (Nuri '55), Arber Basha ('65 Marishta), Kristjan Bushaj, Agon Mucolli ('65 Bushi), Rubin Hebaj, Emir Sahiti ('65 Asllani), Agim Zeka, Valdrin Mustafa

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment