REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
1 Dhjetor 2017

Luzhniki Stadium (Moskë)
Kapaciteti: 81,000

Ky është stadiumi më i madh i turneut të verës, ai do të mirëpres ndeshjen hapëse dhe atë finale të Kupës së Botës.

Shën Petersburg Stadium (Shën Petersburg)
Kapaciteti: 68,134

Stadiumi i Shën Petersburgut, i njohur ndryshe me emrin Zenit Arena, i hapur në vitin 2017 para Kupës së Konfederatave, ku do të mbahet finalja e këtij turneu.

Fisht Stadium (Sochi)
Kapaciteti: 47,659

Nëse Anglia do të tërhiqet në Sochi, udhëtimi i tyre në stadiumin e Fisht do të jetë një udhëtim në vendin më jugor të turneut.

Ekaterinburg Arena (Ekaterinburg)
Kapaciteti: 35,696

Ekaterinburg Arena, i quajtur fillimisht Stadiumi Qendror, u ndërtua midis viteve 1953 dhe 1957, dhe ishte një arenë shumë sportëshe, gjithashtu duke pritur gara të atletikës dhe hokej në akull.

Kazan Arena (Kazan)
Kapaciteti: 45,379

Shtëpia e Rubin Kazan, stadiumi nisi të ndërtohej në Maj të vitit 2010 dhe u përfundua në Korrik të vitit 2013. Dizajni i stadiumit u përpilua nga i njëjti arkitekt që bëri Wembley dhe Emirates Stadium.

Nizhny Novgorod Stadium (Nizhny Novgorod)
Kapaciteti: 44,899

Stadiumi në Nizhny Novgorod në qendër të Rusisë është ndërtuar posaçërisht për Kupën e Botës. Ai u dogj muajin e kaluar si pasojë e zjarrit që shpërtheu brenda në stadium, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Rostov Arena (Rostov-on-Don)
Kapaciteti: 45,000

Një tjetër stadium i ri, puna e themelimit të stadiumit filloi në vitin 2015. Ai do të reduktohet në një kapacitet prej 25,000 ndenjësesh pas turneut, kur do të bëhet dhe shtëpia e FC Rostov. Dizajni i stadiumit është i frymëzuar nga muret e lashta të tokës, kurgans, që mund të gjenden në rajon.

 Samara Arena (Samara)
Kapaciteti: 44,918

Stadiumi fillimisht ishte planifikuar të ndërtohej në jug të Samarës, por u desh të lëvizte në veri të qytetit për shkak të mungesës së infrastrukturës. Aktualisht është i papërfunduar, por është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit.

Mordovia Arena (Saransk)
Kapaciteti: 45,015

Një stadium tjetër ende i papërfunduar, Mordovia Arena, i cili u godit nga problemet gjatë ndërtimit, me ngadalësimin e punimeve për shkak të mungesës së fondeve. Kur të përfundojë, ai do të marrë një formë tasi. Pas Kupës së Botës do të ketë kapacitetin e tij të zvogëluar në 28,000 vende.

Volgograd Arena (Volgograd)
Kapaciteti: 45,568

Volgograd Arena është ndërtuar në vendin e ish-Stadiumit Qendror, i cili u shkatërrua në vitin 2014. Është vendosur në brigjet e lumit Vollga dhe është pranë parkut kryesor të Volgogradit, Parkut të Miqësisë. Gjatë Kupës së Botës, ai do të presë katër ndeshje grupesh, përpara se të bëhet shtëpia për Rotor Volgograd pas turneut.

Spartak Stadium (Moskë)
Kapaciteti: 45,360

I hapur në vitin 2014, Spartak Stadium është shtëpia e Spartakut të Moskës. Në historinë e tij, klubi kryeqytetas nuk kishte pasur kurrë një stadium, duke përdorur baza të ndryshme rreth Moskës para se të vendoseshin si qiramarrës në stadiumin Luzhniki.

Stadiumi është ndërtuar në bazën e aeroportit të mëparshëm Tushino, i cili u përdor për stërvitjet ushtarake që tregonin inovacionin e fundit sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Kaliningrad Stadium (Kaliningrad)
Kapaciteti: 35,212

Ndërtuar për Botërorin Rusi 2018, në ishullin Oktyabrsky, në zemër të Kaliningradit. Ishulli më parë ishte kryesisht kënetë për shumë shekuj. Pas Kupës së Botës, Baltika Kaliningrad, do të luajë atje ndeshjet e tij si pritës.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment