REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Kupa e Botës, trajneri i Hondurasit akuzon: Australia na e punoi si Shqipëria Serbisë

14 Nëntor 2017 17:51

Trajneri i Hondurasit Jorge Luis Pinto akuzon hapur Australinë për “spiunazh” gjatë ndërtimit të formacionit për ndeshjen e tyre të parë në play-off-in e Kupës së Botës të premten e shkuar. Pinto thotë se Australia ka përdorur një dron për të filmuar ekipin e tij gjatë stërvitjes para barazimit të tyre 0-0 në “San Pedro Sula”, dhe Federata e Futbollit të Hondurasit ka hedhur në twitter pamjet e incidentit. Ashtu si në takimin Serbi – Shqipëri, ku kuqezinjtë fituan ndeshjen në saj të ngritjes së dronit të famshëm.

“Mendoj se është e turpshme për një vend kaq të përparuar”, tha Pinto. Federata e Futbollit të Australisë mohoi përfshirjen.  Pinto i dha fund përgatitjeve për 15 minutat e përfshirjes së medieve, por më pas mësoi se një nga gazetarët kishte vjedhur detaje të taktikës së tij për australianët.

“Nuk ka qenë i pafajshëm, është spiunazh. Ai merr disa nga meritat e fair-play”. Ndeshja e dytë e play-off do të luhet të mërkurën në “Sydney ANZ Stadium” me Hondurasin që kërkon të arrijë për herë të tretë finalet dhe Australia të katërtat.

"Jemi të kënaqur me mirëpritjen që kemi pasur”, tha Pinto. "Ne duhet të jemi agresiv dhe unë do të jem edhe më i lumtur nëse do jemi në gjendje të kthehemi në Honduras me kualifikim".

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment