REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

“Ky Inter është ndryshe”

13 Nëntor 2017 18:09

Luciano Spalletti beson se është një Inter komplet tjetër krahasuar me atë të sezonit të shkuar pas këtij fillimi fantastik të zikaltërve në Serie A. Spalletti mori drejtimin e Interit gjatë verës dhe i ka ringjallur, me zikaltërit ende të pamposhtur pas 12 ndeshje dhe vetëm dy pikë prapa Napolit në krye.

"Ne kemi marrë 30 pikë në këtë pjesë të parë të fushatës", tha ish-trajneri i Romës për “Gazzetta dello Sport”.

"Është shumë dhe nuk ishte e lehtë. Fillimisht, më duhej të mbaja përgjegjësi për gjithçka. Unë nuk mund të merrja asnjë vendim. Tani mund të zgjedh kush mund të qendrojë dhe kush të largohet. Kemi hedhur themelet e rëndësishme”, shtoi Spalletti.

“Unë shoh sytë e lojtarëve të mi. Të gjithë duan të vazhdojnë të ndërtojnë diçka të madhe. Ne jemi të ndryshëm nga më parë. Është një Inter tjetër krahasuar me atë më parë, i cili u gjet në telashe pas një magji në fillim”, theksoi 58-vjeçari.

"Vecino dhe Valero? Ata janë dy lojtarë kryesorë, kështu që e dija se do të bënin mirë këtu. Ndoshta disa njerëz nuk e prisnin që Borja Valero të luante kaq mirq. Skriniar? është një kampion i pabesueshëm”, u shpreh Spalletti, që siguroi se Mauro Icardi është drejt rikuperimit.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment