REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Lojtarët e Vllaznisë mësojnë vendimin rrufe të Gjokës

6 Dhjetor 2017 17:03

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka marrë një vendim për futbollistët e tij.

Eduasportin.com mëson se numri një i stolit u ka komunikuar futbollistëve se ata nuk do të flasin më për medie pa lejen e klubit dhe në mënyrë të pa kontrolluar.

Gjoka është i nervozuar pas dy humbjeve radhazi me Tiranën dhe Laçin, prandaj kërkon angazhim maksimal nga grupi i lojtarëve, por nuk do që ata të shpërqendrohen dhe të japin deklarata të nxituara mediatike.

Numri një i stolit do të jetë i vetmi që do të flasë para ndeshjes me FlamurtarinVlorë. Një sfidë mjaft delikate i pret shkodranët në qytetin bregdetar. /EDS/  

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment