REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

“Luftë” në horizont, edhe Skënderbeu i kundërpërgjigjet Flamurtarit

14 Nëntor 2017 19:41

Pas FSHF-së, normalisht që edhe një person që nuk merret me futbollin shqiptar do të kuptonte se do të kishte një kundërvënia edhe nga ana e Skënderbeut në drejtim të Flamurtarit për deklaratën e këtyre të fundit se korçarët po favorizohen.

Jo më larg se para pak minutash, klubi bardhekuq e ka parë të udhës që të reagojë zyrtarisht për akuzat që janë lëshuar nga Vlora në drejtim të Tiranës e mandej me spond në drejtim të Korçës. Por, Skënderbeu zyrtar këtë herë i tregon rregulloren e FIFA-s Flamurtarit. Për më tepër, më poshtë është dhe reagimi zyrtar.

“Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ duke marrë shkas nga reagimi zyrtar i Flamurtari F.C ditën e sotme hedh poshtë absolutisht çdo fjalë, fjali dhe paragraf ku cënohet dhe aludohet për favorizim të ekipit tonë në lidhje me kalendarin”.

“Absolutisht në asnjë kampionat ku një ekip do të kishte 5 lojtarë të grumbulluar me kombëtaren, ndeshja nuk do të zhvillohej vetëm pas dy ditësh. N.Q.S takimi do të zhvillohej ditën e mërkurë atëherë do të quhej favorizim për rivalin. Zhvendosjen e takimin ditën e enjte e quajmë një vendim mëse normal nisur nga fakti që 4 futbollistë të Skënderbeut u aktivizuan me kombëtaret respektive ditën e djeshme”.

“Në bazë të regullores të FIFA-s takimi duhej të zhvillohej ditën e shtunë dhe këtu kemi të bëjmë me një favorizim të rivalit tonë por duke u nisur nga kalendari ynë i ngjeshur për shkak të ndeshjeve të UEFA Europa League e mirëkuptuam këtë vendim për të luajtur ditën e enjte”.

“Ata që ndjekin dhe e njohin futbollin janë dëshmitarë se edhe në kampionatet elitare në europë, diçka e tillë është mëse normale madje ka raste kur takimet shtyhen edhe me javë apo muaj. Në europë diçka e tillë nuk quhet favorizim”.

“Të nderuar rivalë, drejtues ekipesh dhe tifozë, Skënderbeu prej dy muajsh zhvillon takime çdo 3 ose 4 ditë, kjo edhe falë sukseseve të klubit në arenën europiane por nuk jemi qarë dhe nuk do të qahemi në asnjë moment për kalendarin. Nuk kemi akuzuar dhe nuk do të akuzojmë në asnjë moment kolegët dhe ekipet tona rivale për favorizim kur gjithçka qëndron brënda ‘kornizave’ të normales jo vetëm në Shqipëri por edhe në kampionatet me elitare të europës”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment