REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Lukas nuk mjafton, Partizani do sulmues tjetër

6 Dhjetor 2017 16:40

Partizani ka bërë goditjen e parë në majë të sulmit, pasi “demat” kanë firmosur me sulmuesin e Pelister Bitolës, Lukas.

Braziliani pritet t’i bashkohet ekipit në merkaton e janarit, por ekziston mundësia që të vijë edhe në verë.

Burime të Eduasportin.com pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije se drejtuesit e klubit po punojnë për të afruar një tjetër sulmues në ekip.

Emri i ri do të vijë nga jashtë Shqipërie, pasi brenda vendit nuk ka treg sulmuesish.

Partizani duket se nuk do t’i besojë më kthimit të Edgar Çanit dhe formës me oshilacione të Xhevahir Sukajt, pasi kampionati nuk pret. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment