REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Mangala ose Vermaelen vishen zikaltër në janar

12 Nëntor 2017 18:01

Inter po kërkon një mbrojtës me përvojë në huazim në janar, me opsionet e Eliaquim Mangala të Manchester City dhe Thomas Vermaelen.

Zikaltërit kërkuar një qendërmbrojtës që në merkaton e verës, por Spalletti vendsoi të mbaj në ekip ish-kapitenin Andrea Ranocchia.

Mangala është objektivi kryesor dhe mund të lirohet nga Pep Guardiola pasi bëri vetëm një paraqitje prej 19 minutash për Manchester City në Premier League dhe dy ndeshje në League Cup.

Sipas “Tuttosport”, të dy klubet kurrë nuk ndalën negociata për mundësinë e një huazimi. Një tjetër alternativë për mbrojtjen është Vermaelen, i cili konsiderohet si i tepërt në Barcelonë.

Ndërkombëtar i Belgjikës sezonin e kaluar u huazua te Roma, por luftoi me dëmtimet që nuk e lanë të qetë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment