REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Matthäus: Ky është sulmuesi ideal në vend të Lewandowski-t

14 Nëntor 2017 16:39

Lothar Matthäus së fundmi e ka tepruar disi me sugjerimet e tij për merkaton e Bayern-it, por historia ka treguar se ai ka të drejtë me parashikimet e tij mbi lojtarë të ndryshëm. Ish-kapiteni i Gjermanisë ka zgjedhur sulmuesin e Hertha Berlin-it, Vedad Ibisevic, si zëvendës të polakut Robert Lewandowski.

“Ibisevic për mua i përmbush të gjitha kriteret për të qenë i suksesshëm në sulmin e Bayern-it. Ai e njeh kampionatin gjerman prej vitesh dhe statistikat i ka të shkëlqyera”, - është shprehur ish-kampioni i botës. Matthäus nuk e ka problem faktin që boshnjaku është 33 vjeç. “Kjo e ndihmon klubin, sepse Vedadi nuk ka pse të luajë në çdo ndeshje. Ai është lojtari i cili mund të shënojë gola kur Bayern ka nevojë dhe i përshtatet mirë sistemit 4-2-3-1 të trajnerit Jupp Heynckes”. 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment