REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Maverick Vinales para të gjithëve, lë pas kampionin Marquez

14 Nëntor 2017 19:09

Është Maverick Vinales që e mbyll para të gjithëve ditën e testeve të MotoGP në Valencia. Piloti i Yamaha garoi me kohën 1:30.189. Është një tjetër Yamaha pas shpinës, Tech3 e Joahnn Zarco që garon me dy të dhjetat më ngadalë, i treti është kampioni në fuqi, Marc Marquez, që me Honda mbyll me kohën më të mirë me 1:30.501. I katërti në kronologji është Valentino Rossi me një tjetër Yamaha zyrtar, me 18 të mijtat më tepër se Marquez.

PRovë e mbarë për Jack Miller, që garon me Ducati Pramac me kohën 1:30.635, procedon Aprilia e Alec Espargaro dhe dy të “kuq” zyrtar të Dovizioso dhe Lorenzo. Në dhjetëshen e parë është dhe Pol Espargaro me Ktm dhe Cal Crutchlow me Honda Lrc,. Me pak vonesë Dani Pedrosa, që pasi fitoi të djelën cirkuitin e pestë në mbyllje të botërorit, nuk shkon më shumë se vendi i 11.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment