REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Mëngjesi nis me kafe, ja benefitet që sjell konsumimi i saj

2 Tetor 2017 12:05
Mëngjesi nis me kafe, pavarësisht se ka njerëz të cilët nuk e konsumojnë. Kafeja ka disa benefite që ndikojnë pozitivisht në shëndetin e njeriut. Disa prej do t’ua rendisim në pikat e mëposhtme. Rrit nivelin e energjisë Një kafe në mëngjes mund t’ju mbaj zgjuar dhe energjetikë për pjesën tjetër të ditës. Kafeina hyn në sistemin e gjakut tuaj dhe transmetohet deri tek truri ku më pas lirohet Dopamina. Kujtesë të fortë Kafja gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një kujtesë më të fort. Djeg yndyrat Hulumtime të ndryshme kanë konstatuar se kafeina rrit metabolizmin tuaj duke djegur yndyrnat në trup. Por ata që pinë kafe për një kohë të gjatë nuk do të përfitojnë nga kjo pasi trupi juaj e njeh kafeinën si një aparat për djegie dhe nuk e lejon atë. Përmban vitamina të ndryshme Kafja përmab disa lloj vitaminash të cilat janë të nevojshme për trupin tonë. Disa nga vitaminat të cilat i përmban kafeina janë, Vitamin B2, Vitamin B5, Vitamin B3 etj. Lufton depresionin Një hulumtim i bërë në Harvard ka zbuluar se nëse pini çdo ditë nga 4 kafe, niveli i depresionit do të zvogëlohet për 20% tek femrat. 4 kafe në ditë gjithashtu e ulë edhe rrezikun e vetëvrasjeve për 53% sepse thuhet se ato janë të mjaftueshme për të rritur produktivitetin dhe të ju bënë më të lumtur Redukton rrezikun e shumë sëmundjeve Mjekët sugjerojnë se konsumimi i kafesë edhe pas moshës 45-vjeçare është i dobishëm. Studimet e fundit tregojnë se pirja e kafesë të ndihmon të jetosh më gjatë. Kafeja gjithashtu redukton rrezikun e shumë sëmundjeve, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjen e mëlçisë, kancerin kolorektal dhe atë të lëkurës pasi është e mbushur me antioksidanë të natyrshëm.
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment