REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Mesfushori i Real Madridit preferon kalimin te Napoli ose Milan

13 Nëntor 2017 18:45

Që kur u transferua te Real Madridi nga Interi, Mateo Kovaçiç ka luftuar për një vend titullari në kryeqytetin spanjoll. Tani, duket se ai ka nevojë për një lëvizje tjetër për të ringjallur karrierën e tij.

Fillimisht nga Akademia e Zagrebit në Dinamo, më pas u bashkua me zikaltërit për 14 milionë euro duke shënuar tetë gola në 80 ndeshje si nr.10 i tyre. Ai ishte një lojtar i prespektivës dhe u ble nga Real Madrid për 31 milionë euro.

Rivaliteti për të luajtur në “Santiago Bernabeu” është i ashpër dhe përveç të tjerash mesfushorin edhe dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë. Aktualisht i dëmtuar, ai do ta ketë tepër të vështirë të gjejë minuta dhe disa klube italiane janë duke u përgatitur për të nënshkruar me kroatin në janar.

Milan dhe Juventus shfaqën interes gjatë verës për ish-mesfushorin e Interit. Tani bashkohet edhe Napoli në listën e ekipeve të interesuara. Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli, po monitoron situatën e Kovaçiç dhe vlerëson mundësinë për ta blerë atë me një çmim të zhvlerësuar në janar, me Sarrin që mund ta ndihmojë të kthehet sërish në më të mirën e tij.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment