REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Messi i mëson djalit “truket” e FIFA-s

14 Nëntor 2017 16:47

Lionel Messi i mëson djalit të vet “truket” e lojës së FIFA-s. Ylli argjentinas ka zgjedhur të argëtohet në kohën e lirë me djalin e tij 5-vjeçar, Thiagon duke luajtur FIFA.

Sulmuesi i Barcelonës i ka mësuar djalit si të shesë dhe blejë lojtarë në këtë lojë ndërsa bashkëshortja e tyre ka përfituar për t’u shkrepur disa foto tejet të këndshme.

Në foto, Messi dhe i biri duken tepër të përqëndruar te Playstation ndërsa Antonella me djalin tjetër, Mateo-n kanë shijuar “sfidën” mes tyre. Thiago mbante veshur fanellën e Barcelonës ndërsa Messi një kostum të thjeshtë gjumi teksa rikrijonte “El Clasico”.

Ylli argjentinas pret të bëhet baba për të tretën herë, pasi bashkëshortja e tij, Antonella konfirmoi pak javë më parë shtatëzaninë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment