REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Momente paniku dhe frike te Mercedes, pjesëtarët e stafit grabiten me armë

12 Nëntor 2017 08:45

Stafi i Mercedes ka përjetuar momente frike në garën e Brazilit, për shkak se të gjithë pjesëtarët e skuderisë janë grabitur me armë nga një bandë kriminale. Një gjë e tillë ka sjellë panik mes tyre, ndërsa piloti Lewis Hamilton ka reaguar me një postim në “Twitter”.

“Në skuadrën tonë të gjithë kanë qenë të frikësuar dhe më të drejtë, pasi kanë pasur në kokën e tyre të drejtuara armë të vërteta dhe kriminelët nuk bëjnë shaka. Një incident i tillë ka ndodhur në cirkuitin e Interlagos, madje ka pasur edhe të shtëna. Drejtuesit e Formula 1, duhet të marrin masa urgjente për këto ngjarje dhe nuk ka justifikime”, ka shkruar Hamilton.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment