REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Morto GP, Marc Marquez shpallet për herë të katërt kampion bote

12 Nëntor 2017 15:42

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez është shpallur sot kampioni i ri i botës në Moto GP. 23-vjeçari zhvilloi një garë mjaft të bukur në pistën e Valencia duke u ngjitur me meritë në podium (i treti).

Kur kishin mbetur edhe 7 xhiro nga fundi, Marquez rrezikoi të rrëzohej, por arriti ta mbajë motorin në pistë me shumë vështirësi.

Gara e fundit e kampionatit për këtë edicion u fitua nga piloti spanjoll Dani Pedrosa (Honda), që la pas francezin Johann Zarco (Yamaha).

Andrea Dovizioso, rivali kryesor i Marquez për titulli tregoi një nivel të lartë, por presioni bëri që të gaboj në 5 xhirot e fundit duke dalë nga pista dhe rrjedhimisht nga lufta për titull.

Së bashku me Dovizioso edhe Jorge Lorenzo doli nga pista duke ja bërë më të lehtë Marquez të shpallet kampion bote.

Ky ishte titulli i katërt i Marc Marquez në Moto GP (2012, 2013, 2016, 2017) dhe i gjashti në garat e motoçiklizmit, përfshi edhe ato në Moto 2 dhe Moto 3.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment