REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Muskuj të fortë? Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni

30 Gusht 2017 11:38
Ushqimet e pasura me proteina janë të domosdoshme për ata që merren me sport dhe mbi të gjitha për ata që dëshirojnë të formojnë muskuj të fortë dhe të bukur. Sipas një studimi të publikuar nga “Universiteti i Kartagjenës” në Spanjë, konsumimi i një fete shalqiri përpara aktivitetit fizik ndihmon në përmirësimin e performancës dhe reduktimin e dhimbjeve pas stërvitjes. Ky frut përmban substanca që përshpejtojnë asgjësimin e acidit laktik. Papaja është një frut tjetër që përmban një enzimë, e cila ndihmon organizmin për të absorbuar proteinat e nevojshme për fibrat muskulore. Proteinat e bizeleve janë gjithashtu një bekim i vërtetë për muskujt, sidomos nëse konsumohen përpara se të filloni aktivitetin fizik. Bizelet janë një burim energjie për t’u përdorur gjatë fazës së sforcimit, ndërkohë që në fund e ndihmojnë trupin të rikuperohet nga lodhja. Kripa e përdorur në sasinë e duhur, nxit transportin e lëngjeve në muskuj, një proces thelbësor për formimin e tyre. Pini sa më shumë ujë. Kjo gjë shmang dehidratimin dhe mban në formë muskujt. Pini mesatarisht dy gota ujë për çdo vakt ngrënieje,
Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment