REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Nainggolan, Champions League është ëndrra e tij

3 Nëntor 2017 18:33

Mesfushori Radja Nainggolan beson se Roma kanë kualitetin e duhur për të shkuar deri në fund të Champions League këtë sezon. Verdhekuqtë janë në prag të 1/16 pasi kanë 2 fitore dhe 2 barazime dhe ju mjafton një fitore për të kaluar më tej.

"Liga e Kampionëve është ëndrra e çdo djaloshi që luan futboll", i tha mesfushori UEFA.

"Unë kam punuar kaq shumë dhe është një ëndërr që është bërë realitet për mua. Është një atmosferë tjetër. Në fund të fundit, është një kompeticion i shkurtër dhe ju paguani gabimet tuaja nëse bëni keq, por gjithashtu mund të marrësh kaq shumë kënaqësi dhe kjo është ajo që duhet të përpiqemi të bëjmë”, shtoi belgu.

"Ne duam të shkojmë sa më largë që të jetë e mundur. Grupi ynë është i vështirë, dhe duke gjykuar nga mënyra se si po shkojmë në këtë moment, mund të kalojmë, por ne duhet t’i marrim ndeshjet me radhë”, deklaroi Nainggolan.

"Kur u largova nga Cagliari, doja të bashkohesha me një klub shumë të rëndësishëm. Kishte shumë skuadra që më kërkonin por kam pritur deri në momentin e duhur, sepse në atë kohë, presidenti nuk donte të më lejonte të shkoja aq lehtë. Kam ardhur këtu me vetëdijen se jam në një ekip të madh, duhet të punosh shumë. Ndihem i respektuar dhe gjithmonë përpiqem ta respektoj fanellën në çdo lojë, tani kam një marrëdhënie të bukur me tifozët”, tha ai.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment