REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Ndeshja e fundit, Barzagli: Nuk gjej dot fjalët

13 Nëntor 2017 23:51

Mbrojtësi kampion Bote me Italinë në 2006-ën, Andrea Barzagli është shprehur se është mjaft e vështirë të gjesh fjalët për këtë moment.

“Për karrierën time është një moment mjaft i errët, ta lë futbollin me Kombëtaren në këtë mënyrë. Të luash për Kombëtaren është një emocion i vecantë. Të dëgjosh himnin të futen të dridhurat”, tha mbrojtësi juventin.

I përlotur ai thase, “Lotët e evropianit ishin një shfryrje, pasi kishim pasur shumë kritika dhe arritëm rezultate të mira, por ky i sotmi është një dështim i madh”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment