REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Në Vlorë nuk e mbajnë në dhëmballë, ia kthejnë Skënderbeut

14 Nëntor 2017 21:52

Në harkun e 24 orëve, Flamurtari sulmoi FSHF-në për standarde të dyfishta, ndërsa kjo e fundit ia ktheu. Nuk mungoi as deklarata e klubit korçar, por që këtë herë vlonjatët nuk kanë ndërmend ta mbajnë rezervë, apo ta shprehin në një moment të dytë atë që kanë për të thënë.

Në faqen zyrtare Flamurtari i kundërpërgjigjet Skënderbeut, duke i treguar se karakteri i Vlorës nuk është të qahet. Më poshtë lexoni deklaratën:

“Sqarim i shkurtër për KF Skënderbeun”

“Sikundër e kemi përmendur edhe në deklaratat tona të mëparshme, në asnjë moment nuk kemi dashur të akuzojmë asnjë prej rivalëve në garë”.

“Çdo deklaratë ka pasur për qëllim denoncimin për standardet e dyfishta apo shumëfishta të FSHF-së dhe përgënjeshtrimin e deklaratës së sotshme FAKE (falsë) mbi ndjeshmërinë e FSHF-së”.

“Duke shprehur keqardhjen për ndërhyrjen tuaj nga një këndvështrim i juaji, i gabuar ose jo, dhe duke ju kujtuar se “qarja” nuk është pjesë e karakterit të skuadrës dhe qytetit të Vlorës, ju ftojmë të zbardhni edhe dakortësimin midis dy klubeve tona për shtyrjen e ndeshjes, sipas pretendimeve të FSHF-së për konsensusin”.

“Në këtë mënyrë mund të zbardhim të vërtetën për opinionin publik”.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment