REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë
Video Galeri

Nëntë herë kampioni i “Sumo” nën hetim për dhunë

14 Nëntor 2017 15:44

Në një festë të organizuar në Japoni, një luftëtar “sumo” ka shkaktuar trazira pasi ka qëlluar me shishe birre një mundës.

Mediat japoneze kanë raportuar se nënëtë herë kampioni i këtij sporti, Harumafuji Kohei ka sulmuar Takanoiwa, duke e lënë të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar në një “party” ku viktima ka pësuar frakturë në kafkë dhe dëmtime të tjera serioze.

Numri 1 i “sumo” ka folur në media për incidentin e ndodhur ku ka shprehur keqardhjen e tij.

“Më falni për gjithë këtë që kam shkaktuar”- u ka thënë ai gazetarëve.

 

Shoqata Sumo e Japonisë, e cila ka rregulla strikte për mundësit, tha 33 vjeç është duke marrë pjesë në veprimtarinë e Kyushu ndërsa njarja është në proces hetimi.

Harumafuji debutoi në vitin 2001 dhe ka arritur të fitojë  nëntë herë kampionatin. Ai u promovua në yokozuna në vitin 2012-të.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment