REZULTATET LIVE
Shiko listën e plotë

Nesta mund ta nis karrierën si trajner në Itali, ja klubi i interesuar

6 Dhjetor 2017 17:05

Legjenda e Milanit, Alessandro Nesta dëshiron të kthehet në Itali për të filluar karrierën e tij si trajner në Evropë. Ish-mbrojtësi i Italisë dhe kuqezinjve ishte ndoshta mbrojtësi më i mirë i gjeneratës së tij dhe ka filluar karrierën e tij si teknik në SHBA.

Tani, megjithatë, Nesta mund të jetë i gatshëm të kthehet në Itali, pasi Ternana ka shfaqur interes për fituesin e Kupës së Botës 2006, shkruan “Calciomercato.com”.

Sandro Pochesci, trajneri i tanishëm i skuadrës së Serie B, nuk po regjistron rezultate pozitive dhe pavarësisht se drejtuesit i besojnë ende, pozicioni i tij tani është nën shqyrtim pasi Ternana ka pasur disa rezultate zhgënjyese.

Bisedimet mes dy palëve nuk kanë filluar ende, por Nesta është një nga kandidatët e mundshëm për të marrë përsipër postin e teknikut te Ternana nëse Pochesci do të shkarkohet gjatë javëve të ardhshme.

Një kthim në Itali do të ishte një ëndërr e realizuar për të, Ternana mund t'i jap ish-mbrojtësit mundësinë e tij të parë për të qenë një trajner në Itali.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment